Referendumi për kryetarin e PD, KOKOE publikon të dhënat. Albana Vokshi: Ja sa kanë votuar deri në orën 15:00

Publikuar me datë:

Partia Demokratike zhvillon sot garën për kryetar. Në një komunikim për mediat Albana Vokshi theksoi se dëri më 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton 28 379 votues.

Vokshi theksoi gjithashtu se shifra rritet moment pas momenti, pasi anëtarët demokratë vijojnë t’u drejtohen kutive të votimit. Gjatë fjalës së saj Vokshi nënvizoi se i gjithë procesi është transparente dhe se do të jetë deri në fund.

“Mendoj që kjo dalje është vetëm për pjesëmarrjen, për procesin e votimit. Me të mbaruar procesi i votimit neve do t’ju japim të gjitha sqarimet për numrin e votuesve të Partisë Demokratike që kanë të drejtë vote dhe janë ftuar sot. Kjo do të thotë që janë punuar listat, janë pastruar listat. Një pjesë janë larguar në diasporë, por do t’ju japim të gjitha detajet e nevojshme. Pra, jemi transparentë deri në fund, ju kemi dhënë një numër siç është sot. Nesër mund të rritet ai numër sepse ka anëtarësime të reja, mund të zvogëlohet sepse ikin nga diaspora. Pra, është ‘working progress’, por sot është ky numri i cili është ftuar për të votuar për referendumin, për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike”, tha ajo.

Ky proces ka nisur në orën 08:00 dhe pritet që të përfundojë në orën 18:00.

Gazetari, Osman Stafa ka bërë një panoramë të këtij procesi. Ai theksoi se procesi ka vijuar i qetë. Ndërsa ka pasur edhe një reagim nga ish-deputeti Ervin Salianji i cili ka hedhur akuza për mungesë transparence.

Gazetari Stafa gjithashtu tha se në përfundim të procesit pritet të mblidhet edhe Kuvendi i PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]