Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur për shqiptarët me emrin “Osmani”, është i lidhur ngushtë me Shqipërinë, dhe këtë herë nuk do ta bëjë këtë përmes ekranit, por përmes investimeve të biznesit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur më 30 qershor, u miratuan disa vendime të rëndësishme, përfshirë transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në favor të kompanisë “RAMS Albania”. Kjo kompani do të vendosë atje një zonë të lirë ekonomike. Pronari i saj, Mehmet Faruk Burbul, ka në pronësi edhe korporatën ndërkombëtare “RAMS Global”, e cila ka selinë e saj në Almaty, Kazakistan.
Në vendimin e qeverisë, e cila është publikuar, theksohet se këto 88.5 hektarë në Vlorë do të përdoren për zhvillimin dhe zbatimin e projektit strategjik të investimit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”. Për realizimin e këtij vendimi, përgjegjës është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

