Protestuesit përmbysin kazanët e mbeturinave, narko-policia u sulet qytetarëve

Publikuar me datë:

Vijon që prej orës 9 protesta qytetare në Tiranë.

Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë.

“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.

Ndërkohë nga ana e saj policia i bëri apel qytetarëve që të lirojnë rrugën, pasi në të kundër do të veprojnë.

“Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.

Ndërkaq mesohet se 3 protestues jane shoqëruar nga policia, mes tyre dhe aktivisti Dritan Goxhaj.

Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë, të cilët tashmë u janë kundërpërgjigjur, duke i ndjekur nga pas protestuesit në rrugë, të cilët janë larguar me vrap

Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjekmarkaj: Rama ‘puç kushtetues’ ndaj sistemit të drejtësisë

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza ndaj...

Grabitën me dhunë dy pika karburanti në Bulqizë, identifikohet njëri prej autorëve

Dy pika karburanti janë grabitur me dhunë gjatë natës...

DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare/ Uruguaji: Po depërtojnë në vendin tonë

DEA amerikane ka ngritur alarmin për zgjerimin e mafies...