Protestuesit parashtrojnë kërkesat: Nuk negociojmë mbi pasuritë e shqiptarëve

Publikuar me datë:

Qytetarët e mbledhur në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë kanë bërë publike pesë kërkesa që, sipas tyre, synojnë mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të pasurive publike të vendit.

Në deklaratën e tyre, protestuesit kërkojnë:

  1. Dorëheqjen e të gjithë qeverisë;

  2. Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike;

  3. Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;

  4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

  5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit theksuan se këto janë kërkesa që lidhen me mbrojtjen e interesit kombëtar dhe se nuk pranojnë negociata për pasuritë e shqiptarëve.

“Nuk pranojmë negociata mbi pasuritë e shqiptarëve. I bëjmë thirrje çdo shqiptari të bashkohet në këtë përpjekje qytetare”, u shprehën ata.

Qytetarët kërkuan anulimin e projekteve që kundërshtojnë, duke deklaruar se “koha për veprim ka ardhur” dhe se “Shqipëria është vetëm e shqiptarëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related