Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar një autobus me 40 studentë shqiptarë, vetëm 15 minuta në afërsi të Shkupit.
Sipas raportimeve, studentët pretendojnë se u janë bllokuar dokumentet dhe mjeti i tyre është devijuar në drejtim të Beogradit, me qëllim që të mos marrin pjesë në protestë.
Dasho Veizaj duke folur për A2 CNN se “makina që na shoqëron nuk është një makinë zyrtare e policisë maqedonase”. Ai theksoi se autoritetet vendase “janë organizuar si një bandë kundër të rinjve”.
Studentët shqiptarë në Shkup po protestojnë që gjuha shqipe të përdoret në çdo institucion shtetëror dhe në çdo komunikim institucional në Maqedoninë e Veriut.

