Progni nga protesta: Rama sulmon influencerat sepse i prishën muret e propagandës

Publikuar me datë:

Nga protesta para kryeministrisë, Gent Progni ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sulmon influencerat sepse sipas tij, ata i prishën muret e propagandës duke dalë në mbrojtje të protestës për dorëheqjen e qeverisë dhe të vetë Ramës.

“E keni parë kryeministrin që ka filluar të sulmojë influencerat, sepse një nga muret kryesore të tij ishin patronazhistët që komentonin online dhe prishnin algoritmat e rrjeteve sociale.

Ishin aplikacionet si “Aktivisti” që manipulonin këto algoritme dhe duke manipuluar edhe mediat, ai kishte kontroll për çdo gjë që duhet të thuhej dhe çdo të vërtetë. Prandaj edhe ai i sulmon ata, sepse i kanë thyer këto mure”, tha Progni.

Në vijim, ai i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe GJKKO, që të hetojnë dhe të fusin kriminelët dhe të korruptuarit në burg.

Progni: Edhe pse dalim çdo ditë, nuk do lodhemi, por do jemi gjithmonë edhe më shumë. E keni parë kryeministrin që ka filluar të sulmojë influencerat, sepse një nga muret kryesore të tij ishin patronazhistët që komentonin online dhe prishnin algoritmat e rrjeteve sociale.

Ishin aplikacionet si “Aktivisti” që manipulonin këto algoritme dhe duke manipuluar edhe mediat, ai kishte kontroll për çdo gjë që duhet të thuhej dhe çdo të vërtetë. Prandaj edhe ai i sulmon ata, sepse i kanë thyer këto mure.

I bëj një thirrje SPAK-ut, GJKKO-së, gjykatësve, prokurorëve, që kjo protestë është edhe për ju. Jini të vërtetë, hetoni, sepse po presim të fusni kriminelët dhe të korruptuarit në burg.

Poshtë komunizmit, poshtë komunizmit, poshtë komunizmit… I bëj thirrje bizneseve që kanë presionin tatimor mbi supe, dyqaneve të vogla në lagje: mbyllni qepenet dhe bashkohuni këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...