Procesi “Ahmetaj 2″/ Ish drejtori i Ministrisë së Financave dëshmitar i SPAK në dosjen “Buka”

Publikuar me datë:

Endri Duçka, ish drejtor në Ministrinë e Financave, dëshmoi në procesin gjyqësor në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”.

“Kam qenë drejtor tek Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore për dosjen “Buka”, kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit, ne kontrollonim të gjitha aktet dhe nëse gjendej në përputhje me VKM, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve, pasi ankandi ishte i hapur. Për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u shpall ofertuesi i vetëm”.

Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi.

Këta të fundit iu drejtuan Duçkës duke thënë se ai gënjen, pasi ka qenë në gjyq dhe ka dijeni për vendimet e gjykatave, megjithatë ndërhyrja e gjykatës shtensionoi situatën në sallën e gjyqit.

Këtë të martë dëshmoi edhe Fatmir Hoxhaj, drejtori i pagesave në Ministrinë e Financave, teksa në seancën e radhës të datës 9 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi thirrjen e dy ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, ndërsa prokurori Gokaj rezervoi të drejtën të hiqte dorë nga thirrja e disa dëshmitarëve të tjerë.

Për këtë çështje i pandehur është marrë Arben Ahmetaj për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”. Ky i fundit ndodhet në arrati që prej korrikut 2023 për çështjen e inceneratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]