“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç: Bënë fajtor nipin tim!

Publikuar me datë:

Kadri Malka, i cili humbi nipin e tij në një aksident rrugor disa vite më parë, ka rrëfyer historinë mes dhimbjes dhe zhgënjimit për mungesën e drejtësisë.

Duke folur për A2CNN, ai u shpreh se hetimet nuk çuan në identifikimin e autorit, ndërsa përgjegjësia është atribuar vetë viktimës, një fëmijë vetëm 6-vjeçar.

Më 25 tetor 2017 nipi im ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në Kombinat. Minoreni kishte rreth 6 vjeç. Disponoj dy akte ekspertimi. Prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes, dhe i është drejtuar sërish nga e para Komisariatit për gjetjen e autorit, ku nga aksident me pasojë vdekjen shkon…Nuk kemi gjetur drejtësi. Prokurori thotë se ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësori, minoreni 5 vjeç e gjysmë. Ka shpallur fajtor viktimën. Vetëm drejtësi dua. Po vritemi dy herë shpirtërisht. S’kam lënë institucion pa ju drejtuar. Të paktën të mos vritemi për së dyti”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...

Zjarret/ 3 vatra aktive, shuhen flakët në Dibër dhe Fier

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra...