Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar me tensione teksa policia vazhdon përpjekjet për të shpërndarë turmën e mbledhur.
Forcat e rendit kanë përdorur autobotët për të spërkatur protestuesit me ujë, ndërsa makina me ujë është vendosur në qendër të bulevardit.
Zona pranë Kryeministrisë është rrethuar nga efektivët, të cilët kanë detyruar protestuesit të spostohen në një pjesë tjetër të qytetit.
Protesta ka zgjatur prej orëve të para të mëngjesit. Qytetarët dhe studentët janë mbledhur që prej orës 09:00, kur ka nisur punimet parlamenti. Tensionet kanë qenë të pranishme edhe brenda Kuvendit, ku tema kryesore e debatit ishte vetë protesta.

