Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para kryeministrisë dhe tani, të udhëhequr nga studentët, kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Një qytetare, e cila ishte në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ka raportuar se ka marrë telefonata kërcënuese për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestë. Ajo theksoi se nuk do të dorëzohet, pasi frika ndaj kërcënimeve nuk ka më pushtet mbi ta.
“Nuk do të ndalemi nga telefonatat intimiduese që marrim çdo ditë, frika ka vdekur prej kohësh, ne nuk do të dorëzohemi. Poshtë patronazhistët,” u shpreh ajo.

