Thirrjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së studentëve këtë të shtunë i janë përgjigjur edhe strukturat e degës së PD-së në Lezhë.
Anëtarë dhe mbështetës të degës së Lezhës janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës, me automjetet e tyre private, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar.
Strukturat e PD-së në Lezhë i bashkohen kështu tubimit në mbështetje të studentëve, të cilët vijojnë protestat me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

