Pas letrës së Tabakut, kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE i kërkon KE sqarime për opozitën në Shqipëri

Publikuar me datë:

Pak ditë pas letrës së deputetes së PD Jorida Tabaku për situatën e parlamentit dhe procesit të integrimit në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian sqarime për hapësirën e opozitës dhe funksionimin demokratik të institucioneve në vend.

Në një letër drejtuar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, McAllister ngre shqetësimet e përcjella nga Tabaku për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, mungesën e transparencës dhe kufizimin e rolit kontrollues të parlamentit shqiptar.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian thekson se sipas shqetësimeve të ngritura nga Tabaku, opozita, shoqëria civile dhe publiku janë të përjashtuar nga informacioni mbi negociatat dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkon nga Komisioni Europian një vlerësim të qartë mbi bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, si edhe mënyrën se si mund të garantohet roli kushtetues i opozitës si institucion kontrolli demokratik.

Në letrën e tij, McAllister thotë se “një proces integrimi i dominuar vetëm nga ekzekutivi dhe që përjashton opozitën rrezikon të dëmtojë standardet demokratike dhe vetë besueshmërinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”. Ai nënvizon se Shqipëria, si një vend që konsiderohet “frontrunner” në procesin e integrimit, duhet të ndjekë një proces të bazuar tek merita, integriteti institucional dhe standardet demokratike europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...