Parashikimi i motit për ditën e shtunë, priten reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat

Publikuar me datë:

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së shtunë.

Sipas parashikimit të motit, dita do të karakterizohet nga kthjellime, por edhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura.

Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore, ku priten reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s.  Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës do të arrijë deri në 16-18 m/s.

Ndërkohë, në dete pritet valëzim i forcës 3-4 ballë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 27°C.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parashikimi i horoskopit 26 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

E shtuna ju sjell nevojën për një ndryshim dhe...

Mjegull e dendur mbulon ultësirën e Krujës, vështirësi në qarkullim

Një mjegull e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm...

Kryeministri zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalimin para OKB-së

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri...

Rama në OKB: “Cili po e kërcënon të vërtetën?”/ Fjalimi i plotë

Kryeministri Edi Rama ka përfaqësuar këtë të premte në...