“Pamë fëmijën të shtrirë”, flasin banorët për aksidentin tragjik ku 3-vjeçari humbi jetën

Publikuar me datë:

Një aksident ndodhi ditën e sotme në Korçë ku një 3-vjeçar humbi jetën dhe një 44-vjeçare u lëndua.

Fqinjët kanë folur të tronditur, ndërsa janë shprehur se kanë dëgjuar zhurmën dhe më pas kanë parë fëmijën të shtrirë.

“Dëgjova zhurmën. Sapo ikën nga shtëpia ime dhe dëgjova zhurmën që krisi, dy zhurma të mëdha krisën.

 E dëgjova, erdha në moment këtu, kur pashë fëmija ishte shtrirë në xhade. E ëma po qante mbi fëmijën, e mbuluar komplet me baltë. Edhe e ndihmuam.

 I hodhëm ujë fëmijës, po ai nuk reagonte. Atje ishte edhe drejtuesi i mjetit. Po rrinte me ne, çfarë të bënte? Të tërë aty në kokë ishim”, u shpreh një banore.

Gjithashtu kanë ngritur shqetësimin për aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, pasi theksojnë se ka shumë probleme dhe se shpesh bëhen aksidente tragjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related