OSBE/ODIHR reagon për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të mos përdorë forcë të tepruar dhe të paligjshme!

Publikuar me datë:

Përshkallëzimi i dhunës ndaj demonstruesve në rrugët e Tiranës ka ngjallur shqetësim të madh mes autoriteteve më të larta evropiane që mbikëqyrin mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe proceset zgjedhore.

OSBE/ODIHR reagoi me një deklaratë publike ku dënoi hapur përdorimin e forcës nga policia, duke kërkuar që incidentet të hetohen pa vonesë.

Në apelin e saj, ODIHR i kërkoi institucioneve të rendit në Shqipëri të ndalojnë menjëherë veprimet e tepruara dhe të pajustifikuara ndaj qytetarëve, duke i kujtuar autoriteteve shqiptare angazhimet ndërkombëtare që kanë marrë përsipër.

Reagimi zyrtar i OSCE/ODIHR:

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten paqësore. Organet e zbatimit të ligjit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose disproporcional të forcës kundër protestuesve, dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related