Opozita kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Seancat plenare po kthehen formale

Publikuar me datë:

Opozita ka kundërshtuar kalendarin e punimeve të Kuvendit, duke e cilësuar atë joeficent për zhvillimin e një debati parlamentar cilësor.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi se përfshirja e një numri të madh projektligjesh në një seancë parlamentare e bën diskutimin formal dhe pa ndikim real.

“Po i bëni seancat joeficente. Kalendari nuk duhet të jetë mekanik, duke e mbushur me projektligje që kalojnë pa debat dhe pa vëmendje.

Ne duhet të diskutojmë dhe ta bëjmë sa më efektiv diskutimin parlamentar. Kjo është arsyeja pse ne jemi kundër kalendarit. Të gjejmë mundësinë që debati të jetë sa më efektiv”, është shprehur Bardhi.

Seanca plenare e 21 majit parashikohet të ketë një rend dite të ngjeshur, me 10 interpelanca, 3 projektligje dhe 1 projektvendim.

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti një dakordësi për këtë çështje, duke ia kaluar vendimmarrjen seancës plenare.

Ndërkohë, pika e dytë e rendit të ditës kishte të bënte me shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike”, kërkesë e cila u miratua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...