Opozita bllokoi foltoren, seanca shtyhet për në 18:30. A do të sigurohen 84 vota për amnistinë?!

Publikuar me datë:

Seanca plenare u karakterizua nga tensione dhe ndërprerje të vazhdueshme, duke shënuar herën e katërt të përpjekjeve për të vijuar punimet. Në mes të kaosit dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Taulant Balla, lideri i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin e menjëhershëm në votim.

Duke folur në Kuvend, Balla theksoi se situata kishte bërë të pamundur vijimin normal të seancës për shkak të vazhdimit të pengesave nga ana e opozitës. “Në këtë moment, nuk ka mundësi të tjera për të vazhduar diskutimet. Po përballemi për herë të parë me një bllokim të tillë. Kjo është një njollë e madhe për Kuvendin. Në rendin e ditës kemi projektligje që lidhen me axhendën europiane dhe çështje të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Prandaj, propozoj që të ndërpresim diskutimet, të konsiderojmë interpelancat si të përfunduara dhe të kalojmë direkt në votim,” shprehu ai.

Kjo propozim u përball me kundërshtimin e ashpër të deputetëve të opozitës, të cilët vazhduan të bllokojnë foltoren. Ndërkohë, Niko Peleshi, kryesuesi i seancës, njoftoi se kishte tentuar të arrijë një zgjidhje përmes dialogut, por se përfaqësuesit e opozitës nuk pranuan ftesën për të biseduar. “Kam ftuar liderët e grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje, por ata nuk u paraqitën. Në këto rrethana, nuk shoh tjetër opsion veç propozimit të zotit Balla për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim,” deklaroi Peleshi.

Më pas, mazhoranca miratoi me 79 vota pro dhe 2 kundër propozimin për të ndaluar diskutimet. Interpelancat u shpallën të mbyllura dhe Kuvendi vendosi të kalojë direkt në shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve të rendit të ditës.

“Për shkak të votimeve që kërkojnë numër të cilësuar dhe deputetëve që janë në lëvizje për të ardhur në Kuvend, propozoj që votimi të zhvillohet në orën 18:30,” tha ai. Kjo kërkesë shkaktoi reagime të forta nga opozita, e cila kërkoi shpjegime për arsyet e shtyrjes. Peleshi sqaroi se ishte thjesht një ndryshim orari dhe jo një anulim të votimit.

“Seanca tashmë ka vendosur për të ndaluar diskutimet. Tani po shqyrtojmë vetëm propozimin për shtyrjen e orarit të votimit,” theksoi ai. Në fund, Kuvendi miratoi me 77 vota pro vendimin për të zhvilluar votimin në orën 18:30. Në rendin e ditës ishin disa projektligje të rëndësishme, përfshirë Amnistinë Penale dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4.9 mln euro investim, por godina e re “Edith Durham” ka më pak klasa se shkolla e vjetër

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë pritet të rihapë...

“Zonat e mbrojtura u janë dhënë oligarkëve”- Zhupa: 5.8 milionë m2 tokë publike në bregdet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime...

Rama mbledh grupin e PS-së, çfarë pritet të ndodhë në kohe protestash?

Edi Rama ka thirrur për nesër, në orën 10:00,...