Operacioni i madh antidrogë në shkolla/ U goditën 8 grupe, zonat ku vepronin u zbuluan me agjentë të infiltruar

Publikuar me datë:

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë, për goditjen e rrjetit që shpërndante lëndë narkotike, veçanërisht pranë shkollave.

Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim vepronin në të paktën 8 grupe të ndryshme, të shtrira në disa zona të Tiranës.

Një grup vepronte në Laprakë, një tjetër në zonën e Brakës dhe Jordan Misjes, ndërsa grupe të tjera shtrinin aktivitetin në Selitë, Yzberisht, Allias, si dhe në zonën e Tregut Elektrik dhe Qytetit Studenti, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Një nga veçoritë e këtij rrjeti ishte bashkëpunimi mes grupeve. Kur njëri prej tyre nuk dispononte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera, duke vijuar në këtë mënyrë shpërndarjen.

Për dokumentimin e aktivitetit kriminal, hetuesit kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe blerje të stimuluara, veçanërisht për të dokumentuar shitjet e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Në kuadër të hetimit janë goditur edhe pesë furnizues të grupeve, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës që më pas shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Drejtësia refuzoi Ramën/ Kryeministria i sfidon hapur: Do vazhdojmë punën për ligjin e pagave

Pas refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë...

Ronaldo, 18 vite që nuk “ngrohte” stolin, vendimi i Jesus befason CR7

Portugalia triumfoi 2-1 përballë Norvegjisë në transfertë, por vëmendjen...