OBSH: Të rriturit po konsumojnë kripë dyfish mbi norma, 1.7 mln vdekje në 2023

Publikuar me datë:

Konsumimi mbi normat e rekomanduar të kripës është kthyer në një alarm global. OBSH thotë se një i rritur në gjithë botën konsumon mesatarisht 11 gram krip në ditë , sasi kjo thuajse dyfish mbi rekomandimet e tyre.

Ky mbikonsum i kripës lidhet direkt me problemet e hipertensionit, zemrës dhe goditjet cerebrovaskulare.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga OBSH konsumi i tepërt i kripës kontribuoi në rreth 1.7 milionë vdekje vetëm gjatë vitit 2023.

Ekspertët bëjnë me dije se shumica e kripës merret nga ushqimet e pashëndetëshme dhe të përpunuara, të cilat shtojnë shifrat e obezitetit dhe sëmundjet e patranmetuara. Por pavarësisht këtyre fakteve bota mbetet larg objektivit për uljen me 30% të konsumit të kripës deri në vitin 2030.

Aktualisht, vetëm 28% e popullsisë botërore jeton në vende që kanë politika të detyrueshme për reduktimin e kripës në ushqime.

Të gjendur në këto kushte ekspertët e shëndetësisë botërore kanë prezantuar një paketë masash konkrete si vendosja e kufijve maksimalë për sasinë e kripës në ushqimet e përpunuara, etiketimin e detyrueshëm në paketim, kufizimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët, taksimin e ushqimeve jo të shëndetshme dhe përdorimin e zëvendësuesve të kripës me më pak natrium.

OBSH ju ka bërë thirrje qeverive të ndërmarrin masa më të forta për uljen e konsumit të kripës, një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...