Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar me datë:

Mot i paqëndrueshëm pritet në gadishullin Skandinav dhe Balltik me reshje shiu, stuhi ere. Po ashtu, Ballkani mbetet me rrebeshe, ndërsa Europa Qendrore, gadishulli Iberik dhe brigjet e Detit të Zi dominohen nga kthjellime dhe mot i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, priten vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Temperaturat luhaten nga 7°C deri në 25°C.

Era fryn 65 km/h, me dallgëzim mbi 4 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Britania e Madhe, Balltiku dhe zonat alpine vijojnë me reshje dhe erëra të forta, ndërsa pjesa më e madhe e Europës mbetet me mot të kthjellët, sidomos në Ballkan dhe Mesdhe.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta, ndërsa në gjysmën lindore priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Pasditja sjell përmirësim gradual të motit. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 23°C. Era fryn 45 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...