“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

Publikuar me datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve në Parlamentin Europian, ngriti shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Bardhi deklaroi se “prova e vërtetë e ligjit vjen kur ai duhet të veprojë ndaj vetë pushtetit”, duke akuzuar mazhorancën se përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur zyrtarë të lartë.

hembull rastin e hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se shumica parlamentare ka penguar veprimin e drejtësisë, si dhe ngriti akuza për mos-ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj personave të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar.

Sipas Bardhit, Shqipëria ende nuk e ka kaluar “provën më të vështirë të shtetit të së drejtës”, që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe të mos ndalet përballë pushtetit.

“Po ju sjell dy raste konkrete që tregojnë se çfarë ndodh në Shqipëri kur ligji përballet me pushtetin.

I pari lidhet me luftën kundër korrupsionit.

Kur SPAK kërkoi autorizimin e Kuvendit për të vijuar procedurat ndaj një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministres Belinda balluku, shumica parlamentare përdori votën si mburojë politike. Kryeministri urdhëroi shumicën për të mbrojtur krahun e tij të djathtë, edhe pasi vetë SPAK deklaroi publikisht se mungesa e masës së sigurimit dëmtonte hetimin.

Ky është një moment që ngre një pyetje themelore: a përdoret shumica parlamentare për të mbrojtur institucionet apo për të mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?

Rasti Balluku nuk ishte vetëm një debat i brendshëm politik. Ai ekspozoi një problem që sot është reflektuar edhe në kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian për mbylljen e Grupkapitullit të Themeloreve: nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi të mos ndërhyjnë në drejtësi dhe që vendimet për imunitetin të udhëhiqen nga standardet e Komisionit të Venecias.

Rasti i dytë lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Dy nga urdhër-arrestet më të rëndësishme për krimin e organizuar në Shqipëri , ai ndaj drejtuesit të bandës së Elbasanit dhe ai ndaj personit që konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende të paekzekutuara. Vendndodhja e tyre është prej kohësh sekret publik në zemër të Shqipërisë, por policia nuk i gjen. Kjo është e vështirë të shpjegohet me mungesë informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.

Po aq shqetësues është fenomeni i pastrimit të parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese në Belgjikë, Hollandë, Itali, Gjermani dhe Francë kanë zbuluar organizata shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës që investojnë fitimet e tyre në Shqipëri, përmes projekteve në ndërtim dhe turizëm. Investime që nuk mund të realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeverisë shqiptare”,– u shpreh Bardhi ndër të tjera. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD (EMRAT)

Deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Ivi Kaso, Bledion...

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, nis seanca plenare në Kuvend! 18 pika në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që […]

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!Sërish me fanellën...