Nderohet figura e Atë Pjetër Meshkallës/ Auditori A1 në Universitetin e Shkodrës do të mbajë emrin e tij

Publikuar me datë:

Me kërkesë të Fakultetit Ekonomik dhe me votë unanime të Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u miratua rikthimi i emërtimit të Auditorit A1 në “Atë Pjetër Meshkalla”.

Në mbledhjen e sotme të Senatit Akademik, 20 anëtarë votuan pro nga 20 të pranishëm, duke rikthyer emrin e një prej figurave më të rëndësishme të mendimit, kulturës dhe qëndresës shqiptare.

Vendimi erdhi pas kërkesës zyrtare të Fakultetit Ekonomik, si një vlerësim institucional për figurën dhe trashëgiminë e Atë Pjetër Meshkallës, simbol i dijes, qytetarisë dhe lirisë së mendimit.

Auditori A1 do të mbajë sërish emrin “Atë Pjetër Meshkalla”, një emër i lidhur ngushtë me historinë, kujtesën dhe identitetin akademik të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...