“Na prishën internetin që të bllokonin protestën në rrjete sociale”, Progni nga protesta: Të tregojmë kulturë për t’i kërkuar llogari këtij maskarai!

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka marrë fjalën në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, duke bërë një denoncim të fortë lidhur me ndërhyrjet teknologjike për të zbehur transmetimin e tubimit masiv, si dhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për organizimin.

Progni ka zbuluar se ka pasur tentativa të qëllimshme për të ndërprerë valët e internetit me qëllim që pamjet e revoltës qytetare të mos përhapeshin live në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe mirëkuptim pranë zonës së regjisë për të ruajtur mbarëvajtjen e fjalimeve.

“Nuk do ndalojmë asnjëri të flasë, por ka një gjë. Nëse nuk kemi kulturë të presim radhën e njëri-tjetrit, nuk i kërkojmë dot kulturë dhe dorëheqje këtij maskarai që na vjedh. Mos na shtyni se do na prishen pajisjet, siç na prishën internetin për të mos u dhënë protesta në rrjetet sociale. Nuk do ndalohet askush të flasë”, deklaroi Progni nga podiumi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe