Mirënjohje për Samiun, 42 vite përkushtim në shërbim të të moshuarve në Shkodër…

Publikuar me datë:

Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, , ka ndarë sot në #EPremtjaeVlerësimit historinë frymëzuese të Samiut, i cili prej vitit 1982 i ka shërbyer me përkushtim dhe humanizëm të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër.

Postimi i plotë:

☀️Mirëmëngjes me Samiun, i cili prej vitit 1982 ia ka dedikuar gjithë jetën e tij profesionale kujdesit për të moshuarit në 🏠 Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër.

📍#EPremtjaeVlerësimit👏

Ka njerëz që punën e bëjnë thjesht si detyrë, por ka edhe nga ata që e jetojnë çdo ditë me shpirt. Samiu është një prej tyre 🙂

Puna pranë të moshuarve në 🏠 Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër është puna e tij e parë dhe e vetme, të cilën e ka ushtruar ndër vite me përkushtim, humanizëm dhe respekt për çdo të moshuar.

Prej vitesh, Samiu ka qenë pranë tyre në çdo moment, shpesh pa njohur orar, lodhje apo vështirësi. Ditë e natë, sa herë e ka thirrur detyra, ai ka qenë aty me gatishmëri dhe përkujdesje, duke u bërë jo vetëm kujdestar, por edhe një mbështetje e afërt për shumë të moshuar.

Sot shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin për Samiun, për vitet e tëra të shërbimit me zemër dhe për përkushtimin që vazhdon të tregojë çdo ditë 🙏🏻

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...