Mesazhe të forta në ditën e Bajramit/ Myftiu i Shkodrës prek çështjet më të debatueshme në qytet

Publikuar me datë:

Sot, gjatë faljes së Namazit të Bajramit, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari riktheu në vëmendje një nga çështjet më të debatueshme në qytet: vjedhjen e tokës së vakëfit dhe ndërtimin e kullës shumëkatëshe në zemër të Shkodrës.

Në mesazhin e tij para besimtarëve, ai ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si një padrejtësi të rëndë ndaj pronave të komunitetit fetar, duke theksuar se heshtja përballë këtyre zhvillimeve nuk mund të vazhdojë.

Sytari u ndal te transformimi urban i qytetit, duke lënë të kuptohet se interesa të caktuara kanë cenuar jo vetëm trashëgiminë dhe identitetin e Shkodrës, por edhe pronat që historikisht kanë qenë në shërbim të komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related