‘Meritat i ka Berisha’/ Anëtari i PD: Ka rrëzuar komunizmin, ai e ka fuqinë për ndryshim!

Publikuar me datë:

Votimi për referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD vijon normalisht edhe në Degën e PD, Pogradec, ku anëtarët kanë shprehur interes për të votuar.

Teksa hodhi votën në qendrën e votimit, e ngritur pranë selisë së degës, anëtari Zini Vlashi e cilësoi kryetarin e PD, Sali Berisha si të vetmin person të denjë për të drejtuar partinë.

Sipas tij, merita kryesore e Berishës mbetet rrëzimi i sistemit komunist, një argument ky që duket se vulos mbështetjen e pakushtëzuar të një pjese të elektoratit.

"Sa të thërrasë ai, unë jam mbrapa," ishte përgjigjja e qytetarit kur u pyet nëse votoi pro vazhdimësisë së Berishës në krye të partisë.

Procesi ishte shumë i rregullt, shumë i mirë. Sot erdhëm të votojmë për doktor Berishën. Edhe na priftë doktor Berisha, gjithnjë fitore. Ka pjesëmarrje, do vijnë më prapa.

Duhet të jetë Berisha se s’ka ndonjë tjetër. Meritën e ka doktor Berisha. Ka rrëzuar komunizmin, ka rrëzuar sistemin e kaluar, atij i takon, ai ka fuqi. Duhet të jetë në krye të partisë.

Unë prandaj erdha, të votoj për Berishën. Unë sa të thërrasë ai jam në prapavijë: Rri mbrapa tij atje. Sa të thërrasë ai, jam mbrapa unë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...