“Kur bëhet fjalë për jetën e një fëmije, nuk duhet të ketë indiferencë.”
Me këtë mesazh, qytetarja shkodrane Jona Leqejza u ka bërë thirrje shkodranëve t’i bashkohen nismës ligjore “Për fëmijët”, një iniciativë qytetare që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe që synon të çojë në Parlament një projektligj për mbështetjen shtetërore të trajtimeve mjekësore për fëmijët 0–18 vjeç.
Kjo nismë synon të garantojë mbështetje shtetërore, të strukturuar dhe transparente, për trajtimet mjekësore të fëmijëve brenda ose jashtë vendit, në rastet kur këto trajtime nuk ofrohen nga sistemi publik shëndetësor.
📣 Jona Leqejza fton qytetarët e Shkodrës që t’i bashkohen kësaj kauze më 24 maj, në orën 10:00, duke dhënë firmën e tyre për fëmijët dhe familjet që përballen me beteja të vështira shëndetësore.
Formularët zyrtarë për firmosje mund të gjenden pranë:
📍 Gojë Gaditëse – Gjuhadol
📍 Shega e Egër – Gjuhadol
Nisma tashmë është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa organizatorët theksojnë se çdo firmë mund të bëjë diferencën për jetën e një fëmije.

