Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avenir Peka, ka komentuar rreth zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas Pekës, takimi nuk ka pasur si motiv skandalin që përfshiu Shërbimin Informativ Shtetëror.
Ai thekson se përfshirja e drejtuesit të SPAK-ut në këtë mbledhje sjell një presion të drejtpërdrejtë për të.
“Nuk e di çfarë është diskutuar por Këshillit të Sigurisë Kombëtare është organ konsultativ i presidentit ku ky i fundit nuk ka gjë në dorë. Është një institucion i krijuar me ligjin për autoritet e komandimit të Forcave të Armatosura, 2014.
Personi përgjegjës për sigurinë kombëtare është kryeministri pasi drejton ekzekutivin. Fakti që ishte kreu i SPAK pjesë e mbledhjes, është një presion. Kjo sepse pashë deklaratën e presidentin që thoshte se hetimet e drejtësisë të zhvilloheshin të pavarura, si dhe disa pika të tjera. Mbledhja nuk është bërë për skandalin e drejtorit të SHISH-it por është bërë për çështjen penale mbi drejtorin e SHISH-it dhe institucioneve të tjera.
Esenca është thjeshtë prania e tij dhe mesazhi që është përçuar në deklaratën e presidentit tregon që ajo është bërë për presion. 70% të atyre që janë anëtarë të komisionit janë subjekt i SPAK-ut”, tha Avenir Peka.

