Llogaritja e pikëve që mund të fundosë Vllazninë

Publikuar me datë:

Kanë dalë detaje të reja mbi mënyrën se si do të llogariten pikët në fazën “Final Four”, duke zbuluar edhe paradoksin që mund të vendosë titullin kampion në favor të Elbasanit.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, Vllaznia e mbylli në krye me 63 pikë. Sipas formulës së Federatës Shqiptare të Futbollit, pikët përgjysmohen për fazën “Final Four”, çka do të thotë se shkodranët futen në garë me 31 pikë e gjysmë. Pra te paret ne Final Four. Megjithatë, në tabelën zyrtare kjo përllogaritet si 31 pikë, po aq sa edhe Elbasani dhe favori i vetem per kuqeblute eshte se futen si te paret ne gare dhe kaq!

Por çfarë ndodh nëse të dy skuadrat e mbyllin sërish “Final Four”-in me pikë të barabarta?

Sipas informacioneve që ka siguruar VeriuSot, dhe dokumentit te FSHF, gjysmë pika e krijuar nga përgjysmimi i 63 pikëve nuk ka asnjë vlerë ligjore në përcaktimin e kampionit. Rregullorja e FSHF-së përcakton se, në rast barazimi pikësh, renditja vendoset nga ndeshjet direkte dhe golavarazhi në përballjet mes ekipeve.

Në këtë skenar, ekipi i favorizuar do të ishte Elbasani, pasi ka avantazh në përballjet direkte ndaj Vllaznisë, edhe pse skuadra shkodrane futet në “Final Four” si vendi i parë i kampionatit të rregullt.

Një situatë që ka krijuar debat të madh mes tifozëve dhe opinionit sportiv, pasi praktikisht Vllaznia e nis fazën finale si kryesuese, por në fund mund të humbasë titullin edhe duke qenë me gjysme pike me shume se rivali direkt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related