“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Publikuar me datë:

Për të 97-ën ditë radhazi, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.

Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm. Ajo nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve kërkesat u zgjeruan dhe lëvizja u pozicionua kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike. Në protestat e mëparshme janë artikuluar njëkohësisht thirrje kundër Ramës dhe Berishës, si dhe kërkesa për një sistem të ri politik.

Ditët e fundit klima është tensionuar. Protesta e 1 shtatorit u shoqërua me përplasje me Policinë dhe shoqërime, duke bërë që dje dhe pardje qytetarët të marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar. “Nuk jeni vetëm” dhe “Lironi çunat, lironi gocat” ishin thirrjet që shoqëruan marshimin.

Edhe mbrëmjen e djeshme protestuesit përsëritën se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin qëndresën dhe se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në shesh kanë marrë fjalën gjatë këtyre ditëve qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të medias, të cilët kanë ngritur çështje që shkojnë nga korrupsioni dhe kostot e jetesës te arsimi, shëndetësia dhe mënyra e funksionimit të institucioneve.

Gazetari Osman Stafa e lidhi protestën me pakënaqësinë sociale dhe kërkoi vijimin e rezistencës, ndërsa denoncoi edhe arrestimet e protestuesve.

Kritika ndaj qeverisë pati edhe nga aktivisti Tomi Progni, i cili e akuzoi ekzekutivin se është më i fokusuar te komunikimi dhe rrjetet sociale sesa te problemet e qytetarëve.

Pavarësisht se protesta ka hyrë në ditën e 97-të, organizatorët dhe pjesëmarrësit nuk kanë dhënë sinjale tërheqjeje. Përkundrazi, slogani “Nesër më shumë” është përdorur vazhdimisht si mesazh për vijimin e tubimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Situata me zjarret/ 27 vatra të raportuara në 24 orë, situatë kritike në Dibër dhe Dajt

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike,...

Flakët dalin jashtë kontrollit/ Situatë tejet e rënduar në Mallunxë të Matit

Zjarri në Mallunxë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.I favorizuar...

Të shpallur në kërkim për “shtëpi bari”, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të...