Lëvizje në institucionet e Shkodrës/ Ndryshime në drejtimin e disa drejtorive rajonale

Publikuar me datë:

Pas kalimit të Marjan Ndërshtiqajt në detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Shkodër, pritet të ndryshojë edhe drejtimi i Shërbimit Rajonal të Transportit Rrugor në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se emri që pritet të marrë drejtimin e institucionit, i njohur nga qytetarët si “drejtoria e targave”, është Gert Haka.

Sipas të njëjtave burime, Haka pritet të zëvendësojë Ndërshtiqajn dhe prezantimi i tij në këtë detyrë mund të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Gert Haka është djali i ish-drejtores së Arsimit në Shkodër, Afërdita Çoku Haka. Emërimi i tij në krye të shërbimit rajonal të transportit rrugor pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Ndërkohë, ndryshimi në këtë institucion vjen në një periudhë kur në Shkodër janë shënuar edhe lëvizje të tjera në drejtimin e institucioneve rajonale.

Edita Shoshi mban detyrën e drejtores rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndërsa Sara Gjurgjej është vendosur në drejtimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, duke zëvendësuar Jetmir Lumajn.

Pas largimit të Ndërshtiqajt dhe emërimit të pritshëm të Hakës, pritet që në ditët në vijim të ketë edhe ndryshime të tjera në drejtimin e institucioneve rajonale në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related