Kush është personi që tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores? Arrestohet 38-vjeçari

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin e sotëm në zonën pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku një 38-vjeçar ka tentuar të godas më thikë një efektiv policie të Rrugores, teksa ishte në krye të detyrës.

Sipas bluve të Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, ku 38-vjeçari Dorjan Kasa në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt efektivit mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, por efektivi ka reaguar dhe e ka kapur nga duart.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...