Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

Publikuar me datë:

Personi që shihni në foton e mësipërme është Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri efektivi i Shqiponjave Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri. 

Sipas informacioneve paraprake, autori 43-vjeçar, rezulton person me rrezikshmëri të lartë. Ai ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë sa i takon efektivit tjetër të plagosur, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Fillimsht ai është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related