Krimi në Nea Smyrni / Identifikohen autori dhe viktima shqiptare, zbardhet denoncimi i mëparshëm mes çiftit

Publikuar me datë:

Autoritetet greke kanë identifikuar dy personat me origjinë shqiptare që u gjetën të pajetë mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni. Viktima është identifikuar si 45-vjeçarja Julieta Obzova, ndërsa autori i krimit është Altin Allmuça, i cili pasi e qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-partneren e tij, e ktheu armën nga vetja duke u vetëvrarë.

Sipas hetimeve të policisë greke, viktima dhe autori kishin pasur një lidhje në të kaluarën, por nuk ishin të martuar. Ndonëse nuk kishte pasur raste të regjistruara të dhunës në familje, situata mes tyre ishte mjaft e tensionuar. Në vitin 2024, Obzova kishte depozituar një kallëzim penal ndaj Allmuçës për përvetësim prone, duke pretenduar se ai i kishte marrë një motoçikletë.

Dyshimet kryesore flasin për një pritë të ngritur nga autori, i cili e ka pritur 45-vjeçaren në hyrje të pallatit ku ajo po vizitonte të bijën. Pas një debati mes tyre, ai e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar veten në kokë. Banorët e ndërtesës kanë dëshmuar se kanë dëgjuar tri të shtëna të forta me një diferencë prej pak sekondash nga njëra-tjetra, përpara se të mbërrinin patrullat e policisë. Hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarri përfshin pyjet pranë Mukjes, flakët përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël. Pas sinjalizimit për flakët, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Situata paraqitet e vështirë, pasi flakët po favorizohen nga era, duke përshpejtuar përhapjen […]

Situatë alarmante në Ulëz, zjarri shkon pranë banesave të fshatit Lundre

Situata në fshatin Lundre të Ulzës vijon të mbetet...