Kosova pa President, reagon Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Publikuar me datë:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën mbrëmë, më 28 prill, të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja që pritet të mbahen brenda 45 ditëve.

Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e cilëson mbrëmjen e së martës si një moment të vështirë për vendin.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve për unitet dhe qetësi, duke theksuar nevojën për të shmangur përçarjet dhe gjuhën e urrejtjes.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën. Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, u shpreh Osmani, duke shtuar se qytetarët duhet të bashkohen për të çuar përpara vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...