Konsumi i drogës te të rinjtë në Shqipëri, shifrat në rritje vit pas viti

Publikuar me datë:

Numri i të rinjve që përdorin lëndë narkotike në Shqipëri po njeh rritje të vazhdueshme. Sipas toksikologëve, përdorimi i kanabisit po fillon në moshë shumë të re dhe është kthyer në një substancë që shpesh çon drejt përdorimit të drogave më të forta.

“Ajo çfarë shohim si trend është se nëse kanabisi ka qenë substancë e parë e konsumuar dhe më e shpeshtë edhe në mosha të vogla tani po prevalon konsumimi I kokainës edhe në mosha të vogla. Shohim gjithashtu që ulja e moshës së përdorimit të kokainës shton edhe më tej problematikat e shëndetit fizik, moral, mendor“, u shpreh toksikologia Sonila Tivari Bitri.

Mjekja nënvizon se përdorimi i kanabisit tashmë është shtrirë te fëmijët, ndërsa kokaina nuk konsiderohet më një drogë e rezervuar vetëm për shtresat e larta.

“Kanabisi dhe 11-12 vjeç, kokaina 20 vjeç, 18 vjeç, ndërkohë që deri para 5 vitesh kokaina është konsideruar susbstancë elitare si në moshë si në status social, pra jo çdokush mundet të konsumojë kokainën , tani po shohim që dhe adoleshentë po e konsumojnë kokainën. Shpesh herë janë dhe në rrjetin e shpërndarëve kështu që e ke më të lehtë se bëhet mjet pune le të themi”, shtoi ajo.

Me këto zhvillime, toksikologia apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe veprime parandaluese te të rinjtë, duke vënë në dukje se testimi për herë të parë i lëndëve narkotike shpesh ndodh nga kureshtja dhe gjatë festave shoqërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit ‘Sante Plus’! Akuzohen për mashtrim

Nga Elton Qyno Syri.net Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal...

Tragjedia në Kapadokia/ Tre të vdekur nga shembja e “oxhakut të zanave”, mes tyre çifti i sapomartuar

Një ngjarje tragjike ka tronditur rajonin turistik të Kapadokisë...

Imeldi Sokoli: Bushati, koshi i plehrave i Shqipërisë

Imeldi Sokoli ka reaguar lidhur me parashikimet në projektbuxhetin...