Kliti Hoti nxjerr raportin e BE-së, vë në pah rënien e cilësisë së ujit në Velipojë

Publikuar me datë:

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Shkodër, Kliti Hoti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) mbi cilësinë e ujërave në plazhet shqiptare, duke ngritur shqetësimin për situatën në Velipojë.

Sipas Hotit, shifrat zyrtare tregojnë se dy nga pikat kryesore të monitorimit në plazhin e Velipojës kanë zbritur nga niveli “Excellent”, që mbanin deri në vitin 2022, në kategorinë “Sufficient”, niveli minimal i pranueshëm sipas standardeve europiane.

Në reagimin e tij, ai akuzon institucionet për mungesë investimesh në infrastrukturën e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e lidhur përkeqësimin e treguesve me rritjen e fluksit turistik dhe mungesën e menaxhimit të duhur.

“Suksesi imagjinar për turizmin dhe plazhet e pastra është rrëzuar nga shifrat zyrtare. Velipoja ka kaluar nga vlerësimi maksimal në kufijtë minimalë të higjienës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e zonës turistike”, shprehet Hoti.

Ai thekson se zhvillimi i turizmit nuk mund të mbështetet vetëm në promovim, por kërkon investime konkrete në infrastrukturën mjedisore, ndërsa bën thirrje për një qasje më të përgjegjshme në mbrojtjen e pasurive natyrore të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...