Këlliçi: Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, Veliaj drejt lirimit nga burgu

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së,  Belind Këlliç thotë se kupola e drejtësisë po i hap rrugën lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj.

Në një reagim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu për shqyrtim në Gjykatën e Lartë dosjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të kryebashkiakut të Tiranës, Këlliçi thotë se vendimi është një dritë jeshile për korrupsionin e abuzimin me detyrën.”

Postimi i plotë

Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Siç e kemi paralajmëruar, kupola e drejtësisë në vend po i hap rrugën lirimit të Erjon Veliajt. Gjithçka nisi me iniciativën e Sokol Sadushit, që bëri pak javë më parë rishikimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë, ku vendosi që burgu të ishte e fundit masë që duhet marrë në rastet si Veliaj.

Tanimë, është Gjykata Kushtetuese që shërben, e njëjta që e ktheu në detyrë edhe pse kryebashkiaku ka 13 akuza mes të cilave; korrupsion, fshehje pasurie, dhe pastrim parash.

Sot, Kushtetuesja ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që ta rishohë masën e arrestit me burg, pra i ka dhënë Sadushit mundësinë që të veprojë tanimë sipas motivit partiak dhe miqësisë personale me Veliajn.

Ky vendim, nuk është një zhvillim i mirë për vendin. Është një dritë jeshile për korrupsionin e abuzimin me detyrën.

Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën janë plagët e mëdha që ka sot Shqipëria, të vëna në dukje jo vetëm nga partnerët dhe nga Brukseli, por sidomos nga dëmi që kjo i ka sjellë ekonomisë dhe interesit publik.

Erion Veliaj është kyebashkiaku më i koprruptuar në historinë e Tiranës si kryeqytet dhe lehtësimi i tij, vënia e kupolës së drejtësisë në dispozicion është shenjë e kapjes së shtetit, e ndikimit të drejtësisë. Është një tjetër goditje që i jepet SPAK e punës që kjo strukturë e posaçme ka bërë në rastin e Veliajt.

Ky vendim vjen në një kohë kur korrupsioni po mbrohet nga Edi Rama me votë në Kuvend, ku po instalohet në vend një paprekshmëri për qeveritarët e bashkëpunëtorët e Kryeministrit.

Shqipëria shkon nesër në tryezën ndërqeveritare me BE-në në Bruksel, duke shkelmuar sërish një kërkesë të theksuar në mënyrë të përsëritur për integrimin, siç është lufta ndaj korrupsionit dhe barazia para ligjit.

Veliaj mund të kapë kupolën e drejtësisë, po ai nuk do të mundet asnjëherë të çlirohet nga zullumi e abuzimi me detyrën, në kurriz të besimit dhe interesave të qytetarëve të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]