Karakaçi “krenohet” me ujësjellësin e Elbasanit: Pranon se 40% e qytetit mbetet ende pa ujë në vitin 2026

Publikuar me datë:

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të propaganduar një investim në ujësjellësin e Elbasanit, por shifrat e bëra publike nga vetë ai në fakt zbulojnë dështimin e shtetit për të garantuar një të drejtë bazike.

Përmes një postimi, Karakaçi ka deklaruar me krenari se investimi i realizuar ofron sot furnizim me ujë të pijshëm pandërprerje për afro 60% të qytetit.

Çfarë fshihet pas “suksesit” 60%?

Ajo që ministri e sheh si arritje, në të vërtetë është një skandal për banorët. Duke thënë se 60% e qytetit ka ujë, Karakaçi pranon zyrtarisht se: 40% e banorëve të Elbasanit në vitin 2026 vuajnë ende mungesën e ujit të pijshëm pa ndërprerje. Pavarësisht miliona eurove të investuara ndër vite në këtë sektor, pothuajse gjysma e qytetit mbetet në mëshirë të skemave të vjetra me orare.

Ministri ka përmendur gjithashtu rehabilitimin e dy depove ekzistuese, ndërtimin e një depoje të re dhe vendosjen e sistemit #SCADA për monitorimin e rrjetit dhe stacioneve të pompimit. Mirëpo, pyetja që ngrihet është: Çfarë do të monitorojë ky sistem inteligjent nëse 40% e qytetit ende nuk ka ujë në çezma?

Në mbyllje të mesazhit të tij, Karakaçi ka ricikluar premtimin e radhës se do të vijojë projekti për të siguruar ujë për të gjithë banorët e bashkisë, duke e lidhur këtë edhe me “përmirësimin e performancës financiare të kompanisë”. Ndërkohë që qeveria mendon për balancat financiare të kompanisë, elbasanllinjtë në zonat e papërfshira do të vijojnë të blejnë ujë me bote apo të mbushin bidonat në burime publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...