“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

Publikuar me datë:

Mijëra qytetarë u mblodhën sot për të protestuar përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe shkarkimin e qeverisë aktuale.

Pas një serie fjalimesh para godinës qeveritare, protestuesit filluan marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke vazhduar kështu një traditë të krijuar gjatë 15 ditëve të fundit.

Gjatë marshimit, shqiptarët shprehën pakënaqësinë e tyre me thirrje të forta kundër qeverisë dhe liderëve politikë të vendit. Mes brohorive të tyre, dëgjoheshin vazhdimisht “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, të cilat pasqyronin frustrimin e tyre ndaj klimës politike që po kalon vendi.

Organizatorët e protestës kanë njoftuar se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, duke insistuar në kërkesën për largimin e qeverisë dhe mbajtjen e përgjegjësive politike nga ata në pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...