Jo vetëm te Kryeministria, mbi 1400 forca policore në terren për protestën

Publikuar me datë:

Mbi 1400 forca policore janë angazhuar këtë të diel për mbarëvajtjen e protestës së thirrur sot nga opozita në orën 18:00.

Duke qene se protesta e opozitës nuk do të ketë podium por marshim, policia për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme, ka vendosur efektivë policie jo vetëm te Kryeministria , por edhe te Parlamenti dhe institucione të tjera.

Grupe me punonjës policie do të jenë të dislokuar edhe në disa zona të kryeqytetit.

Drejtori i komanduar i Policisë Sokol Bizhga ka zhvilluar mbledhje me vartësit e tij ku i ka dhënë porositë lidhur me protestën ku detyra kryesore është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe ruajtja e qetësisë duke iu shmangur provokimeve nëse do të ketë nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i...