Jo vetëm sekrete hetimore! “Bela me Taon shoku!, ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi

Publikuar me datë:

Duket se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmeni Ergys Agasi, që prej 8 muajsh ishte në arrati dhe u arrestua vetëm pak kohë më parë te zona e Plepave në Durrës, nuk kanë folur vetëm për sekrete hetimore të punës së saj, por dhe për politike. Në bisedat që përmban dosja e SPAK, shfaqet Hyseni duke i dhënë informacione Agasit, që asokohe ishte në arrati, për klanet në politikë.

Sipas Hysenit, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte në të njëjtin klan me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Po ashtu ajo informon Agasin se Balla do të zgjidhej kryetar Kuvendi.

“Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).”, thuhet në dosjen hetimore.”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related