DVKM Shkodër
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen pa jelekë shpëtimi, duke lundruar me Jet Ski, sqarojmë se:
Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare rezultoi se mjeti lundrues Jet Ski, i certifikuar për të mbajtur 3 persona, është në pronësi të një operatori turistik, me administrator shtetasin F. Sh.
Videoja është filmuar ndërkohë që 3 punonjës të operatorit turistik po lundronin brenda korridorit nr. 2, i destinuar për hyrje-daljen e mjeteve lundruese.
Drejtuesi i mjetit lundrues u shoqërua në Stacionin e Policisë Kufitare Pulaj dhe u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinjë, për mosrespektim të rregullave të sigurisë gjatë lundrimit, (pasi nuk ishin pajisur me jelekët e shpëtimit 3 shtetasit).
Policia e Shtetit apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të sigurisë gjatë përdorimit të mjeteve lundruese, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

