Ja’Kobe Tharp vendos rekord botëror në pistën e universitetit

Publikuar me datë:

Ja’Kobe Tharp, një atlet amerikan, ka bërë histori në botën e atletikës. Në moshën vetëm 20-vjeçare, ai vendosi një rekord të ri në garën e 110 metrave me pengesa, duke regjistruar një kohë të jashtëzakonshme prej 12 sekondash e 75 të qindat.

Kjo arritje bëhet edhe më e veçantë, duke qenë se u shënua gjatë kampionatit amerikan të universiteteve, që u mbajt në Oregon.

Tharp e theu rekordin e mëparshëm, që ishte vendosur nga Arien Merrit, një tjetër atlet amerikan dhe kampion olimpik. Merrit kishte përfunduar garën me një kohë prej 12.80 të qindat në kampionatin botëror të atletikës në Bruksel, në vitin 2012.

Përveç kësaj, atleti i ri po ashtu theu rekordin e kampionateve të universiteteve në Shtetet e Bashkuara, i cili ishte vendosur në vitin 2019. Në historinë e atletikës, Tharp i bashkohet Duajt Stones, një figurë e njohur për vendosjen e një rekordi botëror në garat e universiteteve në kërcim së larti, në vitin 1976.

Ja’Kobe Tharp, student në Universitetin e Auburn, kishte bërë debutimin e tij profesional një vit më parë në Botërorin e Tokios, ku përfundoi i gjashti në garën e 110 metrave me pengesa. Megjithatë, pas këtij rekordi që arriti tani, e ardhmja e tij duket e ndritur dhe plot shpresë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...

Sulm me dron në zemër të Rusisë, digjet një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka realizuar një...