Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 44-vjeçar banues në këtë qytet.
Ai u kap në flagrancë në studion e tij të tatuazheve, ku mbante armë dhe municione të ndryshme, të dyshuara për trafikim.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një pistoletë, një kallashnikov, një granatë, dy krehra me municion luftarak, një dorezë metalike, një palë pranga si ato të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe një celular.
Shtetasi V. Rr. akuzohet për veprat penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, trafikimit të armëve dhe municionit, mbajtjes së armëve të ftohta pa leje dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës.

