Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala shkon në SPAK, pyetet për çështjen Agasi

Publikuar me datë:

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Bala dha shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Bala qëndroi në Prokurorinë e Posaçme rreth 1 orë, ndërsa pas daljes nga SPAK përshëndeti gazetarët, por nuk bëri komente se për çfarë ishte pyetur.

Vilson Bala ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës.

Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Mos beso gjithçka që sheh online”/ Teatri dhe Inteligjenca Artificiale bashkojnë nxënësit në luftën kundër dezinformimit në Shkodër

Në ditët e sotme një lajm i rremë, një foto e manipuluar apo një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të përhapen brenda pak minutash duke mashtruar mijëra njerëz. Për t’i mësuar të rinjtë si ta dallojnë informacionin e vërtetë nga dezinformimi, në shkollën e mesme “Oso Kuka” në Shkodër mori jetë shfaqja e […]

Sot protestohet kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Prishtinë sot mbahet protesta e organizuar nga platforma...