Ironi me asfaltin në Shkodër/ Reagimi i Tedi Koplikut për rrugët e amortizuara: Mos u jepni material opozitarëve

Publikuar me datë:

Tedi Kopliku ka reaguar me ironi ndaj situatës së disa rrugëve në Shkodër, duke iu drejtuar kryebashkiakut Benet Beci me një mesazh publik ku kërkon ndërhyrje në dy prej akseve që i cilëson si më problematiket në qytet.

Në reagimin e tij, Kopliku përdor tone sarkastike për “transformimin revolucionar” të Shkodrës, ndërsa i bën thirrje Bashkisë që, nëse “tepron pak asfalt”, të ndërhyhet në rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Lekë Dukagjini”, ku sipas tij kalojnë çdo ditë banorë, prindër dhe nxënës të disa shkollave të qytetit.

Reagimi i plotë

Kam fatin të hap e të mbyll sytë në një qytet ku të gjithë banorët e fillojnë dhe e mbarojnë ditën me pyetjen e natyrshme: “Çfarë të mirash (të tjera) do t’i sjellë (prap) sot qytetit Kryetari i tij?”.

Në momentin historik, ku çdo ditë jemi dëshmitarë të transformimit revolucionar të Shkodrës, me mbylljen e shiritave me asfalt në rrugët e qytetit, i lutem z. Beci që, nëse i tepron pak asfalt, ta hedhë edhe në dy nga rrugët më kryesore të qytetit:

1. Rruga “Nazmi Kryeziu”

2. Rruga “Lekë Dukagjini”

Si banor i kësaj lagjeje, jam i bindur që ngulësi i gozhdës së parë në qytet do ta mbyllë edhe gropën e fundit para se të largohet nga drejtimi i qytetit.

Ju lutem, sa më shpejt, që të mos u jepni material këtyre të opozitës, se 2 nga 5 deputetët që i ka lënë partia juaj opozitës e kanë shtëpinë këtu. Mbylle një sy për atë që thoshte Rama : “Asnjë investim për ata që i japin votë opozitës!”, se e kan lëshu pak dorën këtu.

Përveç deputetëve, këtu kalojnë prindërit për të çuar fëmijët në të paktën 3 shkolla :

1. Xheladin Fishta

2. Maarif (ish-Kolegji Turk)

3. Oso Kuka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...