Imzot Giovanni Peragine uron besimtarët shkodranë për Kurban Bajramin: Paqe, dashuri dhe bashkëjetesë mes njerëzve

Publikuar me datë:

Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult ka përcjellë urimin zyrtar të Imzot Giovanni Peragine me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij drejtuar Myftiut të Zonës së Shkodrës, Imam Muhamed Sytarit, si dhe gjithë besimtarëve myslimanë, Imzot Peragine thekson rëndësinë e besimit, sakrificës dhe solidaritetit njerëzor.

Ai shpreh urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe mirësi në familje, duke vlerësuar traditën shqiptare të bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar.

Në mesazhin e tij, Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit nënvizon se festa e Kurban Bajramit është një thirrje për dashuri ndaj tjetrit, kujdes për më të varfrit dhe forcim të lidhjeve njerëzore në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për mirëkuptim dhe shpresë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...