Identifikohet viktima e aksidentit detar në Shëngjin, Rana e Hedhun

Publikuar me datë:

Është identifikuar personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë detar të ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin.

Viktima është Klaus Gjergji, i cili ndodhej në një prej dy mjeteve lundruese që u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, Gjergji ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes së dy skafeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related