I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit.

Një qytetar që prej tre vitesh po përballet me kancerin iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku përcolli një mesazh të fortë kundër qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë për gjendjen e sistemit shëndetësor dhe problemet e vendit. Sipas tij. në Shqipëri mungojnë zhvillimi dhe perspektiva, ndërsa vendi përballet me korrupsion dhe keqqeverisje.

Sipas tij Rama është turpi i godinës së Kryeministrisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat dhe të bashkohen në kauzën kundër qeverisë.

“Unë jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do ta mund këtë sëmundje. Jo larg nesh, 2–3 km larg, është një krematorium i ndërtuar nga kjo qeveri. 

Ai është turpi i kësaj godine. Në Onkologjik vdesin njerëz për ditë, aty varrosen njerëz për ditë.

Mesazhi i dytë është: ju, bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë.

Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë e më shumë, sepse ky vend as nuk ka shkollë, as zhvillim. Ka vetëm hajdutëri e vjedhje, dhe fajtorja është kjo godinë. Kjo godinë duhet shembur! Mallkuar ata që i shërbejnë kësaj godine.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe